bajram qerim istrefaj

Go down

bajram qerim istrefaj

Post  Admin on Sun Feb 14, 2010 1:15 pm

Veprimtaria organizative dhe luftarake e ONDSH-së, është e lidhur ngusht me kullat në shumë anë të Kosovës, të cilat janë dëshmi e kulturës së lartë shpirtërore dhe materiale të popullit tonë. Ato janë shprehje etnopsikologjike të materializuara, muret e të cilave nuk janë ndërtuar vetëm me gurë të zgjedhur nga shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemura e të kodrave të Drenicës, por edhe me vuajtjet, trimërinë, burrërinë e aspiratat shekullore të këtij populli që shkroi historinë e vet me gjakun e derdhur për lirinë kombëtare, qoftë në fushat e gjëra të betejave të shumëta kundër armiqve, qoftë nga frengjitë e kullave të gurit.
Shumicën e familjeve shqiptare që trashëguan kulla, i karakterizon atdhedashuria, trimëria, besa, bujaria dhe mikpritja. Bazuar në këto vërtyte dhe tipare, luftëtarët e lirisë, duke filluar që nga luftërat kundër sundimit turk, dhe luftërat e njëpasnjëshme kundër pushtimeve e ripushtimeve serbe pas vitit 1912, kërkuan dhe gjetën mbështetjën e këtyre familjeve, qoftë për sigurimin e forcës së armatosur, apo për sigurimin e strehimit, veshmbathjës, ushqimit, armatimit, informacioneve etj.
Nga fundi i vitit 1944 e deri në fillimin e vitit 1947, shumë nga kullat e Rrafshit të Dukagjinit, të Drenicës dhe të viseve tjera të Kosovës, ishin mbështetje për luftëtarët antikomunistë dhe organizatorët e veprimtarët e ONDSH-së. Këtë e dëshmojnë shumë shembuj. Mirëpo, për shkak të natyrës së këtij punimi, me këtë rast do i zëmë në gojë vetëm disa prej tyre.
Në janar-shkurt të vitit 1945, në Kullën e Malajve në Rezallë, ishte selia e Shtabit të forcave çlirimtare të udhëhequra nga Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, ndërsa pas marsit të vitit 1945, kjo kullë, si shumë kulla tjera të Drenicës, ishte bazë e pjesëtarëve të ONDSH-së.
Në prak të mbajtjës së Kongresit të ONDSH-së në Blinajë (ish Lypovicë), në gusht të vitit 1946, disa nga organizatorët dhe pjesëtarët e kësaj organizate kishin mbajtur një mbledhje konsultative në Kullën e Fejzë Arllatit, në Damanek të Drenicës.
Shumë nga kullat e Junikut, të Isniqit dhe të fshatrave tjera të Rrafshit të Dukagjinit, ishin mbështetje dhe burim furnizimi me ushqime, veshmbathje, armatim, municion dhe informacion për luftëtarët kundër pushtimit serbokomunistë dhe pjesëtarët e ONDSH-së.
Më 12-13 mars të vitit 1945, në Kullën e Bajram Qerimit në Strellc, është mbajtur mbledhja ku morën pjesë antikomunistë të dalluar dhe NDSH-stë nga shumë anë të Rrafshit të Dukagjinit, pastaj nga Plava, nga Gucia dhe nga Pazari i Ri.
Në prill të vitit 1945, Alush Smajli me bashkëluftëtarë, vendoset në Kullën e Abaz Musli Plakiqit në Llazicë. Kulla rrethohet nga forcat ushtarake, por, pas një lufte disaorëshe, Alushi me shokë e qajn rrethimin dhe shkojnë në malet e Gllarevës, ku takohen me Ukë Sadikun, Prof. Ymer Berishën dhe Ndue Perlleshin.
Mark Januzi nga Ranoci i Rrafshit të Dukagjinit, është një nga atdhetarët e njohur, kulla e të cilit gjithënjë ishte e hapur për luftëtarët e lirisë, ashtu siç ishte e hapur për pjesëtarët e ONDSH-së gjatë viteve 1945-47.
Ndue Përlleshi qëndroi tre muaj në fshatin Kosh të Istogut, në Kullën e vëllëzërve Dodë e Pren Pjetër Ukaj. Gjatë ditës Ndue Përlleshi strehohej në një kasollë të ndërtuar nga lule dielli, ndërsa natën e kalonte në kullën e vëllëzërve Ukaj.
Në qershor të vitit 1945, Feriz Boja i Kërrnicës takohet në LLapçevë me Alush Smajlin, Malë Bashotën, Xajë Pataçanin, Jahë Kliçinën etj, dhe prej andej shkojnë në Kullën e Mustafë Ibishit në Kramavik.
Veç në kulla, organizatorët dhe pjesëtarët e ONDSH-së janë strehuar dhe janë furnizuar edhe në familje që nuk qëndronin mirë ekonomikisht dhe nuk kishin kulla, por që ishin të njohura për bujari, besë e trimëri. Ajet Gërguri, më se një herë është strehuar dhe është furnizuar në shtëpinë e Bahti Topit në Grabofc, pastaj në shtëpinë e Ramadan e Bajram Janovës në Sankofc etj. Ibrahim Lutfiu, një nga veprimtarët e ONDSH-së, deri në fundin e vitit 1949 ndërroi disa baza, por kohën më të gjatë e kaloi i strehuar në shtëpinë e Zenun Kepës në Budakovë.

Admin
Admin

Posts : 8
Join date : 2010-02-14

View user profile http://bajramqerimi.board-directory.net

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum